Ballina Kulturë Dr. Ibrahim Rugova na priti në sofër me bukë e kripë

Dr. Ibrahim Rugova na priti në sofër me bukë e kripë

21
0

Kurrë, nuk mund ta harroj një mikpritje të Dr. Ibrahim Rugovës, gjatë Mitingut të Poezisë në Gjakovë. Nuk e mbaj as vitin e organizimit të atij Manifestimi Kulturor Tradicional të Poezisë, në Gjakovë. Vetëm, e di, se ka qenë pas këthimit tim në Shkup (Maqedoni, (1979/ ’80)). Kur, sipas ftesës të Shoqatës të Shkrimtarëve të Kosovës, përcjellur Shoqatës të Shkrimtarëve të Maqedonisë. Nje ftesë, nga Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë më ishte dërguar edhe mua si shkrimtar shqiptar, së bashku me një shkrimtar maqedonas. Ende, për mua ishte i panjohur, nuk më kujtohet sot as emëri me të cilin do të udhëtoja së bashku për në Mitingun e Poezisë Tradicional, në Gjakovë (Kosovë). Pakrëndesi ka kjo për lexuesin si emër. Shkaku, se: ai, nuk jeton më. Dhe, nuk është ende i gjallë.

E kam njohur Dr. Ibrahim Rugovën, që nga studimet e mia në Prishtinë. Edhe, shumicën e poetëve dhe shkrimtarëve të Kosovës, gjatë viteve të studimeve dhe punës në Kosovë. Librat e tij të studimeve. Edhe, kam pi me të edhe kafe, në Prishtine. Jo, edhe me vonë si politikanë në Shkup, kur udhëtonte përmes Shkupit për në Tiranë.

Perçudi, Sot: e kam të qartë, pse: bashkëudhtari im maqedonas shkrimtar, gjatë gjithë rrugës më pyeste: se, sa larg është kufiri me Shqipërinë, dhe Kosovën? I them: vetëm, disa metra Larg nga Gjakova. Edhe, ai biente në gjumin e tij provokues policor gjatë rrugës për në Kosovë me përgjigjen time “politike”.

I kaluam ato Tri Ditë të Poezisë në Gjakovë. Edhe, ai gjatë gjithë manifestimit poetik, nuk u nda nga unë?! Asaj Kohe, ende ishte kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve Kosovës: Dr. Ibrahim Rugaova. Dihet, gjithë kohën e kam pasur me vete pas shpine. Nuk mu nda gjatë Manifestimit Kulturor, Mitingu i Poezisë, në Gjakovë. E njohtoja me miqtë e mi poetë, dhe shkrimtarët e Kosovës. Befasuese, Dr. Ibrahim Rugova na e la edhe në disponim shoferin e tij personal me gjithë makinë udhëtimi.

Ditë më vonë, kur këthehem në Shkup gjatë një takimi rasti ia rrëfej gjithë ngjarjen e Mitingut të Poezisë në Gjakovë, mikut tim shkrimtarit për fëmijë, Mehemedali Hoxhës, se: me cilin poet maqedonas kam qenë në Mitingun e Poezisë në Gjakovë.

Qeshi. Po, ai me të cilin ti ke qenë në Mitingun e Poezisë në Gjakovë, ka qenë dëshmitari im gjatë gjykimit në Shkup, kur në sistemin komunist më rrasën edhe në burg, se: Unë kam pi konjak “Skenderbeu”. Dhe, kam thënë për dritare para të pranishmëve me shishe në dorë konjak “Skenderbeu”, se: do të vijë koha, kur ju “maqedonasit” do t’i fshini rrugët e Tiranës?!…