Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjonamadh të Korçës. Një 20-vjeçar, që ishte zhdukur prej gjashtë ditësh, u gjend pa shenja jete, i vetëvarur.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 20-vjeçari është vetvarur në afërsi të përroit të fshatit.
Hysen Latollari ishte larguar nga banesa e tij pa sendet personale, çka kishte alarmuar më tepër familjarët, duke bërë edhe një denoncim në polici për zhdukjen e djalit të tyre, por ky mëngjes ishte tragjik për familjen Latollari, të cilët mësuan fatin e djalit të tyre.