Ballina Kronika Fier/ Shpërndante heroinë në doza, përfundon në pranga 53-vjeçari

Fier/ Shpërndante heroinë në doza, përfundon në pranga 53-vjeçari

15
0

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, të koduar “Moment”, në kuadër të përpjekjeve për të goditur veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Operacioni u realizua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier, si rezultat i një hetimi të thelluar me metoda proaktive.

Në lagjen “Liri Gero”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 53-vjeçarin A. M., banues në Fier, teksa i shiste doza heroine shtetasit F. D., 37 vjeç, banues në Patos. Ky i fundit po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesën e të dyshuarit, Policia sekuestroi:

-një sasi heroine të ndarë në doza gati për shitje,

-një sasi kanabisi në trajtë çokollate,

-një krehër pistolete,

-një peshore elektronike,

-një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal,

-automjetin e përdorur për shpërndarje.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme ligjore.