Ballina Kronika Ish-Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, paraqitet në SPAK, ishte një...

Ish-Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, paraqitet në SPAK, ishte një problem i thjeshtë

17
0

Dhori Kule, ish-rektori i Universitetit të Tiranës, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në ambientet e SPAK.

Kule është një prej figurave më të njohura të arsimit të lartë në Shqipëri. Ai ka shërbyer për disa mandate si dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe më pas si rektor i Universitetit të Tiranës

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka dalë nga ambientet e SPAK-ut.

Kule deklaroi se është thirrur për rolin që ka pasur si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë për të dhënë sqarime lidhur me hetimet që po kryen për mikrokreditë.

“Ishim për një sqarim për ato problemet kur kemi qenë në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës.  Ishte një problem i thjeshtë. I sqaruam”, deklaroi ai për mediat.