Ballina Politika Kulluri: Jemi në hall të madh! Dëgjon çudira në PD, thonë që...

Kulluri: Jemi në hall të madh! Dëgjon çudira në PD, thonë që “vetëm Berisha nuk duhet të ikë”

19
0

Komisionerët dhe numëruesit që kanë vjedhur apo transferuar votat e kandidatëve brenda partive të tyre, por edhe mes subjekteve politike, duhet të përballen me ndjekjen penale.

Mosbashkimi i partive të reja, por edhe formacioneve politike të djathta me të gjithë faktorin opozitar, ishte një nga shkaqet kryesore të humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, ku u vu re edhe fenomeni i orientimit të votës. Kështu u shpreh Edvin Kulluri, një nga themeluesit e ‘Djathtas 1912’.

“Partitë e reja në vend që ta ulnin Edi Ramën, e kanë çuar atë në 83 mandate. Ato gabuan që nuk u bashkuan, teksa morën vota dhe nuk u kthyen në mandate. Ka qenë e pafalshme psh., për Agron Shehajn që nuk u bashkua, apo edhe i partive të djathta. Kurse partitë e reja që kishin tjetër frymë, ishte gabim që nuk u bashkuan mes tyre dhe rezultati i partive të mëdha tregoi se partitë e reja dështuan dhe nuk e realizuan qëllimin e tyre. Unë mendoj se ka pasur orientim të votës brenda partive”, vijoi ai në “Studio Live’ të Report Tv.

Kulluri vijoi me argumentin se shoqëria shqiptare është në krizë morale të thellë, ku 80% e votuesve jetojnë për një rrogë dhe dëgjon çudira si ato në PD, ku shprehen që “vetëm Berisha nuk duhet të ikë”.

“Ne jemi në krizë morale të shoqërisë. Njerëzit votojnë edhe kundër dëshirës së tyre. Po të dëgjosh teoritë e njerëzve të PD-së atje, se përveç Doktorit duhet të hiqen të gjithë të tjerët. Ka krizë morale dhe institucionale. Ne jemi në hall të madh. Nuk e shpjegoj dot se si me një qeverisje kaq të korruptuar Rama merr përsëri mbi 700 mijë vota. Por kemi 700 mijë njerëz që marrin një rrogë dhe 500 mijë që duan t’ia marrin këtyre të tjerëve. Unë mendoj se 80% e votuesve jetojnë për një rrogë. Këta votuan Vangjel Dulen në Vlorë, që nuk kishte asnjë lidhje me të djathtën dhe për më tepër kur Dule nga krahu tjetër bënte fushatë për një kandidat të minoritetit të PS-së atje, nëpërmjet telefonit. Le të flasë doktori për këtë tani (Berisha)”, nënvizoi ai.

Dhe në fund e mbylli me deklaratën se Sali Berisha ishte i pari që punoi për fitoren e Ramës dhe pastaj partitë e reja që nuk u bashkuan.

“Unë mendoj se partitë e reja të opozitës punuan për Ramën dhe i pari që punoi për të është doktor Sali Berisha. Rama t’i gëzojë 83 mandatet. Ky Parlamenti i ri është më i keq se ai që ishte”, përfundoi Kulluri.