Ballina Sport Liverpooli bën transferimin rekord, merr Wirtz për 150 milionë euro!?

Liverpooli bën transferimin rekord, merr Wirtz për 150 milionë euro!?

16
0

Liverpool po tregon ambicie të mëdha në këtë fillim merkatoje nën drejtimin e trajnerit të ri Arne Slot.

Pas afrimit të Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen për 35 milionë euro dhe mbylljes së marrëveshjes me Milos Kerkez të Bournemouth për 45 milionë paund, “The Reds” kanë finalizuar edhe një super-transferim.

Florian Wirtz, një nga talentet më premtues të futbollit europian, është zyrtarisht lojtar i Liverpool-it. Kalimi i tij nga Bayer Leverkusen ka kushtuar rreth 150 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset, një nga operacionet më të shtrenjta në historinë e klubit.

Me këto tre goditje, Liverpool ka shpenzuar plot 230 milionë euro vetëm në këtë fillim merkatoje, duke dhënë një sinjal të qartë për objektivat e larta në sezonin e ardhshëm.