Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje prej vitesh, për të siguruar që njerëzit dhe mallrat të mund të kalojnë lirshëm kufirin tokësor të territorit britanik me Spanjën.
BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar arritën të mërkurën një marrëveshje politike, për të siguruar qarkullimin e vazhdueshëm të njerëzve dhe mallrave midis Spanjës dhe Gjibraltarit pa asnjë barrierë fizike.
Komisioneri Europian, Maroš Šefčovič e quajti atë një “moment vërtet historik për BE-në, përfshirë Spanjën, si dhe për Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjibraltarin”.
Ai tha se kjo erdhi pas një “takimi të suksesshëm” me Ministrin spanjoll të Punëve të Jashtme José Manuel Albares, Sekretarin e Jashtëm britanik David Lammy dhe Kryeministrin e Gjibraltarit Fabian Picardo.
Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje prej vitesh për të siguruar që njerëzit dhe mallrat të mund të kalojnë lirshëm kufirin tokësor të territorit britanik me Spanjën.
Por një nga pikat e mbetura të mosmarrëveshjes, ishte se si do të kontrollohej kufiri i territorit.
Të gjitha palët mezi prisnin të gjenin një marrëveshje përpara se të hynte në fuqi sistemi i ri i hyrjes/daljes i BE-së, i cili tani është planifikuar për tetor të këtij viti.
Gjibraltari, i cili është një Territor Britanik Jashtë Shtetit, iu cedua Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1713, por Spanja e ka pretenduar territorin si të vetin.