Ballina Lifestyle “Nuk dua të kem kontakt me ju”/ Brooklyn Beckham merr vendimin e...

“Nuk dua të kem kontakt me ju”/ Brooklyn Beckham merr vendimin e papritur për prindërit

13
0

Djali i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn, thuhet se i ka thënë familjes së tij se nuk dëshiron “asnjë kontakt me ta”.

26-vjeçari së bashku me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz, janë përfshirë në përçarjen që po përshkallëzohet, me prindërit David dhe Victoria. Këta të fundit besohet se janë të shqetësuar për ndikimin që trashëgimtarja miliardere ka mbi djalin e tyre të madh.

“Brooklyn i tha familjes së tij se nuk dëshiron asnjë kontakt dhe nuk po u përgjigjet atyre që përpiqen të krijojnë kontakte”, tha një burim për “Page Six”.

Sipas medias, djali më i madh i familjes Beckham nuk ka pasur asnjë komunikim me familjen e tij që kur babai i tij, David, u shpall kalorës javën e kaluar dhe e mësoi lajmin vetëm në media, së bashku me pjesën tjetër të botës.

Duke mohuar se kishte kërkuar të mos kishte kontakt, një burim pranë Brooklyn i tha gazetës: “Fokusi i të gjithëve duhet të jetë nderi i madh i David Beckham”.

Muajin e kaluar, “MailOnline” zbuloi se tensionet në familje ishin rritur aq shumë sa muzikanti po bënte çmos për të shmangur vëllain e tij. Ai ka filluar të kontaktojë vendet e preferuara të familjes përpara çdo vizite për të konfirmuar se nuk do të takohet me vëllain e tij.