Ballina Politika PD kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në Dibër dhe Shkodër! KAS rrëzon ankimimin...

PD kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në Dibër dhe Shkodër! KAS rrëzon ankimimin e opozitës

17
0

KAS ka rrëzuar kërkesën e PD e cila kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun Dibër dhe Shkodër.

“Vazhdojmë me shpalljen e vendimit për ankesën ankimore numër 41 për qarkun Dibër. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr 41 të subjektit zgjedhor Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në datë 11 maj 2025 në zonën zgjedhore të qarkut Dibër si të pambështetur në ligj dhe në prova. 

Në tabelën e kandidatëve të subjektit zgjedhor PD-ASHM ndryshohet tabela  përmbledhëse e rezultateve të votimit për kandidatët e subjektit zgjedhor PD-ASHM në qarkun Dibër si më poshtë:

Alketa Agolli i shtohen 10 vota

Xhemal Gjunkshi i shtohen 17 vota

Përparim Spahiut i hiqen 49 vota

Ismail Vukaj i shtohen 4 vota“, tha përfaqësuesi i KAS në konferencën për mediat.