Ballina Aktualitet Protestë në Porto Romano, shoferët nga Kosova kundërshtojnë pritjet e gjata në...

Protestë në Porto Romano, shoferët nga Kosova kundërshtojnë pritjet e gjata në kontrollet doganore

17
0

Dhjetëra drejtues të autoboteve të karburantit nga Kosova kanë protestuar sot për orët e gjata të pritjes këtu në pikën doganore të Porto Romanos ku është dhe pika e shpërndarjes me shumicë të karburanteve.

Ata ankohen se autoritetet doganore zvarrisin procedurat, por njëkohësisht edhe gjatë lëvizjes në autostradë drejt Kosovës, policia i bllokon dhe ka vendosur qarkullim të kufizuar për mjetet e rënda përgjatë sezonit turistik.

Rreth 200 shoferë nga Kosova përballen me vonesa të gjata pranë pikave doganore, nga 4-15 orë siç deklarojnë ata vetë, por në këtë rast prania e medias i vuri në lëvizje autoritetet duke zhbllokuar situatën. Shoferët shpresojnë për një marrëveshje që të zgjidhë përfundimisht problematikën e tyre, që lidhet me kontrollet e zgjatura doganore në Porto Romano dhe Morinë, si dhe kufizimet në qarkullim.

Ndërkaq në Doganën e Durrësit shprehen se drejtuesit e autoboteve të karburantit kanë probleme me kontrollet që u bëhen në pikën kufitare të Morinës, si dhe me drejtuesit e kompanive të tyre për vlerësimin e orëve të gjata të punës./TCH