Turistët sollën me shumë para në ekonomi gjatë tre muajit e parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë raportoi se të ardhurat nga udhëtimet në tre muajt e parë të vitit u rritën me 11 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas BSH për periudhën janar mars të këtij viti të ardhurat nga turizmi arritën në 874 milionë euro nga 788 milione euro që ishin në tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Të dhënat statistikore nga INSTAT tregojnë se gjatë tremujorit të parë, Shqipëria u vizitua nga 1.6 milionë turistë të huaj ose 5 për qind më shumë se një vit më parë.