Ballina Politika Telefonoi drejtpërdrejtë një gazetare në emisionin e saj, Meta dënohet me 10...

Telefonoi drejtpërdrejtë një gazetare në emisionin e saj, Meta dënohet me 10 ditë ndalim të aktivitetit sportiv

22
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është dënuar me 10 ditë ndalim të aktivitetit sportiv nga Komisioni i Disiplinës.

Vendimi u mor pas një telefonate të drejtpërdrejtë që Meta bëri gjatë një emisioni televiziv, veprim që konsiderohet shkelje e rregullave.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara.