Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit ku pati debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Në mbledhje u miratuan disa vendime nga lista e përfituesve nga procesi i rindërtimit, subvencionet për transportin publik dhe përdorimi i plazheve për sezonin 2025.
Vendimi që lidhet me ndryshimet për listat e përfituesve të banesave individuale i cili kaloi me 27 vota pro, 9 kundër dhe 1 abstenim u shoqërua me kundërshtim të nga këshilltari i Partisë Demokratike, Dritan Burgija.
Burgija tha se ka një përjashtim të padrejtë të qytetarëve nga e drejta e pronës dhe procesi i rindërtimit.
‘Ishim përgatitur të kundërshtonim këto pika sepse qytetarët përjashton nga e drejta e pronës dhe skema e rindërtimit. I drejtohem qytetarëve nëpërmjet mediave që të drejtohen Partisë Demokratike, për të na shpjeguar problematikën që ata kanë. Kam një pyetje për nënkryetarin. Kur futen qytetaret ne banesat e reja sepse kanë marrë çelsat, por nuk janë futur ende ne banesa.’-tha Burgija.
‘Nuk janë marrë çelesat akoma dhe brenda qershorit do bëhet shpërndarja.’-tha Kallmi
‘Ju keni bërë procesin e shperndarjes së shorteut dhe çelsave, kur futen tek banesat qytetaret?’-tha Burgija
‘Brenda muajit qershor.’-tha Kallmi
‘Ne rregull, ketu do jemi t’ju kerkojme serish llogari.’-tha Burgija.
Nga ana tjetër nënkryetari i bashkisë Gentian Kallmi, tha se shpërndarja e çelësave për banesat e reja do të bëhet brenda muajit qershor.
Një tjetër vendim që kaloi mes debatit ishte subvencionimi i transportit publik, një vendim që u miratua me 26 vota pro dhe 9 kundër, por Ardi Muka këshilltari i PD-së hodhi hije dyshimi mbi këtë vendim. Ai akuzoi për mungesë transparence dhe për ulje të cilësisë së shërbimit.
‘Kush do ta kontrollojë sesa bileta janë shitur, për mendimin tim rritja nuk e ka strukturën e duhur dhe shërbimi i transportit publik është shume herë më i keq se Tirana.’-tha Muka.
‘Aktualisht është menyra më e lehtë e verifikueshme, numri i biletave merret nga te dhenat zyrtare qe disponohen.- tha nënkryetari Kallmi
Nga ana tjetër pika ku këshilltarët replikuan më tepër ishte vendimi për miratimin e ‘Hartës së plazheve publike’.
Vendimi u miratua me 35 vota pro harta e përgjithshme e plazheve publike të Durrësit për sezonin 2025. Sipas vendimit plazhet do të shfrytëzohen nga stacione plazhi që tashmë mund të merren vetëm nga hotelet, duke përjashtuar baret dhe restorantet. Ky ndryshim krijoi reagim nga këshilltarët Ardi Muka dhe Dritan Burgija.
Muka kërkoi se përjashtimi i subjekteve të vogla mund të sjellë rënie të të ardhurave për qytetin dhe abuzime me hapësirat publike.
‘Me ndryshimet që kanë ndodhur për marrjen e të drejtës së përdorimit të parcelave të plazhit, me rregulloren e re parcelat mund të merren vetëm nga hotelet, restorantet dhe baret nuk kanë të drejtë ta marrin! Pjesa tjetër kundrejt rregullores, 70:30 për ndarjen e sipërfaqeve, kemi një rënie të shfrytëzimit të saj nga hotelet? Sepse nëse kemi rënie, atëherë kemi më pak të ardhura në qytet. 30% nuk është shpërndarë në mënyrë uniforme përderisa i japim të drejtën hoteleve të cilat do zhvillojnë aktivitetin aty ku ndodhen. Do kërkonim një informacion sepse automatikisht do kemi rënie të ardhurash sipas ekspertëve, rritje e sipërfaqes së lirë do bëjë që të ketë abuzime me pjesën publike. Mos na kthehet kundra ky veprim që po bëjmë duke mos i dhënë të drejtën bizneseve të vogla?’ – tha Muka.
Nga ana tjetër përfaqësuesi Ervis Mullaj nga mazhoranca sqaroi se këto vendime janë zbatim i VKM-së dhe bashkia vetëm propozon, pa pasur kompetenca për të përcaktuar subjektet përfituese.
‘Përsa i përket studimit të vizibilitetit nuk ka, ne zbatojmë vendimet sipas VKM në vijë lineare. Nuk kemi një informacion të saktë për të ardhurat të cilat i shkojnë në fund të vitit bashkisë. Konkretisht nuk kemi të dhëna të sakta sepse nuk përcakton bashkia subjektet përfituese. Ne thjesht propozojmë dhe janë organet e tjera që vendosin. Nisur nga VKM nuk ka një kriter largësie fikse nga një strukturë akomoduese për sipërfaqen që mund të marrë, por prapë nuk është bashkia ajo që përcakton këtë. Nuk kemi pasur hotele me largësi prej 3-4 km që të kenë marrë një stacion plazhi.’-tha Mullaj.