Ballina Aktualitet U zgjodh Kryepeshkop i Shqipërisë, Fortlumturi Joani vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike

U zgjodh Kryepeshkop i Shqipërisë, Fortlumturi Joani vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike

15
0

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se nga 13 deri më 17 qershor 2025 Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë imzot Joani, së bashku me një delegacion do të kryejë vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll.

Delegacioni do të përbëhet nga Mitropolitët e Fierit dhe Apolonisë z. Nikolla dhe të Beratit z. Asti, Hirësinë e Tij Episkopin e Krujës z. Anastas, Protosingjel i Kryepiskopatës së Shenjtë, Protopresviterin Atë Jani Mërkuri, Epítrop Arkieratik i Mitropolitisë së Shenjtë të Gjirokastrës, Kryedhakonin z. Johan Koroveshi dhe z. Andrea Rëmbeci, Profesor i Universitetit të Tiranës dhe Drejtor i Fondacionit “Frymë Dashurie”.

Vizita kryhet në kuadrin e vizitave tradicionale paqësore që bëjnë Primatët e Kishave Orthodhokse, që nis nga Patriarkana Ekumenike e cila mban vendin e parë të nderit  dhe vazhdon në të gjitha Kishat Orthodhokse.

Kjo vizitë është shprehje e unitetit të Kishës në Shpirtin e Shenjtë.