Ballina Aktualitet Zemra e të riut nga Korça pushon së rrahuri! Miku i tij...

Zemra e të riut nga Korça pushon së rrahuri! Miku i tij jep lajmin e trishtë: I paharruar do mbetesh!

17
0

Një lajm i hidhur vjen sërish nga Korça ku një djal i ri ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur nga ataku kardiak. Edi Meçollari, një ri pjesë e Ansamblit “Skënderbeu” në qytetin e Korçës ka ndërruar jetë në moshë të re duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe gjithë ata që patën fatin ta njihnin.

I njohur si një shpirt artisti dhe një djalë i qeshur, i dashur dhe me zemër të madhe, humbja e Edit është një plagë e rëndë për miqtë dhe familjarët.

Miqtë e tij kanë shpërndarë mesazhe të shumta ngushëllimi, ndër ta, edhe Ansambli “Skënderbeu” Korça-Albania, me të cilin ai ka bashkëpunuar, ka shprehur dhimbjen për largimin e tij të parakohshëm.

“Lamtumirë Edi i dashur! I paharruar do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona!” – shkruajnë miqtë e tij.

Fatkeqësisht këto ditë, disa të rinj kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme në Korçë, duke krijuar një ndjesi të rëndë në opinionin publik dhe në çdo familje që ndjek me tronditje këto ngjarje.