Ballina Aktualitet 28 vjeçari jurist, emërohet drejtori i ri i Spitalit të Durrësit/ Dorëheqja...

28 vjeçari jurist, emërohet drejtori i ri i Spitalit të Durrësit/ Dorëheqja e Ani Dyrmishi, sjell ‘ndryshim të ri’

17
0

Renis Mullaj mësohet se do të drejtojë Spitalin Rajonal të Durrësit. Një ditë pasi raportoi në Këshillin bashkiak të Durrësit për hartën e përgjithshme të ndarjes së plazheve, pasi ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit, funksion të cilin e mori në vitin 2022, në moshën 25-vjeçare. Me këtë emërim, ai merr përsipër drejtimin e institucionit më të madh shëndetësor në rajonin e Durrësit.

Bëhet me dije se emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së drejtorit të mëparshëm të spitalit, Ani Dyrmishi, i cili u përfshi në listën e hapur të kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit dhe fitoi mandatin.

Renis Mullaj ka qenë më herët jurist pranë OSHEE-së dhe më pas u përfshi në administratën vendore si nënkryetar i bashkisë së Durrësit. Aktualisht, në moshën 28-vjeçare, ai konsiderohet si një nga drejtuesit më të rinj në moshë që u ngarkohet drejtimi i një institucioni spitalor në vend.