Ballina Kuriozitete Burri që po sfidon veten, luan golf për 36 orë për të...

Burri që po sfidon veten, luan golf për 36 orë për të shënuar rekord botëror

15
0

Një burrë nga New Yorku mund të ketë shënuar rekord botëror duke luajtur golf për 36 orë rresht.

Kelechi Ezihie e përfundoi përpjekjen e tij pas plot 36 orëve.

Tani përpjekja e tij duhet të shikohet nga Guinness.

Ezihie tha se qëllimi i tij është të zgjerojë shtrirjen e golfit, veçanërisht tek të rinjtë në Nigeri, ku bleu tokë dhe planifikon të ndërtojë një fushë.

“Njerëzit supozojnë se golfi është për të pasurit dhe unë po përpiqem ta ndryshoj këtë”, tha ai.

“Qëllimi është t’u bëjmë të ditur njerëzve se golfi është një lojë për të gjithë. Cilado qoftë prejardhja juaj, ju mund ta luani lojën e golfit.”