Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Levan në Fier, ku një 65 -vjeçar është vetëhedhur nga kati dytë i banesës së tij dhe si pasojë ka humbur jetën, në spital.
Dyshohet se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në fshatin Levan, shtetasi A. Th., 65 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, është vetëhedhur nga kati dytë i banesës së tij, dhe si pasojë ka humbur jetën, në spital.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.