Ballina Kosovë E rëndë/ Nënë e bir mbyten në pishinë në Deçan të Kosovës

E rëndë/ Nënë e bir mbyten në pishinë në Deçan të Kosovës

15
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Deçan të Kosovës ku dyshohet se djali ka rënë në pishinë dhe nëna ka hyrë për ta shpëtuar, por si duket nuk ka arritur dhe për pasojë kanë ndërruar jetë të dy.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne të re me të birin e saj. Ai është shprehur i tronditur me dy vdekjet e hershme.

“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjes sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!”, – ka shkruar Ramosaj krahas postimit.