Ballina Politika “E rëndësishme të faktohet farsa”/11 maji, reagon deputeti: Të gjithë të mbajnë...

“E rëndësishme të faktohet farsa”/11 maji, reagon deputeti: Të gjithë të mbajnë përgjegjësi për humbjen e PD, përveç…

12
0

Deputeti demokrat Luan Baçi, i ftuar në një studio televizive theksoi se për të nuk ka rëndësi nëse rinumërimi i votave në atë qark do sjellë ndryshim rezultati, por mjaftonte të faktohej farsa elektorale.

Faji për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit ishte i qeverisë dhe Edi Ramës, për shkak të përdorimit të makinerisë shtetërore dhe manipulimit të votave. Baçi nënvizoi se për humbjen që nuk preku vetëm Fierin, por të gjithë Shqipërinë, përgjegjësia nuk është e Sali Berishës, sepse ai e mbajti partinë të bashkuar dhe i dha mbi 520 mijë vota, por këtë përgjegjësi duhet ta mbanin të gjithë të tjerët përveç atij.

Deputeti kërkoi publikisht që votat të mos numëroheshin më nga komisionerë të zgjedhur nga partitë politike, por nga administrata e KQZ dhe numërimi i fletëve të bëhej njëherësh për kandidatë dhe subjekte dhe jo njëri pas tjetrit, duke rritur rrezikun e ndërhyrjeve.

Për situatën që solli rinumërimi pas ankimimeve të kandidatëve demokratë, për të cilat edhe Baçi u shpreh pro, ku u zbulua vjedhja e votave brenda PD-së te vota prefeenciale,ai renditi disa shkaqe, teksa pranoi se nga të dyja partitë pati ndërhyrje.

“Për mua nuk ka rëndësi rezultati, një deputet më shumë apo më pak, por më duhet transparenca dhe nëse ka pasur një farsë zgjedhore, zgjedhje si në kohën e diktaturash. Më intereson se çfarë problematikash ka pasur dhe sigurisht ka pasur ditën e votimit dhe në numërim, denoncime që PD i ka bërë para dhe pas zgjedhjeve. Me rëndësi që të vërtetohet se 11 maji ishte farsë elektorale. Rezultat i ulët, fakte janë fakte, nuk mund ta mohojmë, i ulët në të gjithë Shqipërinë dhe duhet ta pranojmë. Por ishte proces votimi i paravendosur nga kjo qeveri. Qeveria është përgjegjëse për procesin e zgjedhjeve. Nëse procesi zgjedhor nuk është i barabartë atëherë do ketë këtë rezultat”, tha deputeti demokrat Baçi.