Ballina Sport Edy Reja “thumbon” Ranierin dhe Mancinin: Nuk refuzohet Kombëtarja

Edy Reja “thumbon” Ranierin dhe Mancinin: Nuk refuzohet Kombëtarja

17
0

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja, ka komentuar situatën aktuale të krizës së Kombëtares italiane në një intervistë për Messaggero Veneto, ku nuk i ka kursyer kritikat ndaj kolegëve të tij Claudio Ranieri dhe Roberto Mancini. Në qendër të kritikës ishte refuzimi i Ranierit për të marrë drejtimin e Italisë pas largimit të Spallettit.

“Nuk ekziston të refuzosh Kombëtaren. Nuk mund të thuash jo për të stërvitur Italinë, është diçka e papranueshme,” u shpreh Reja me tone të forta. “Unë ende kujtoj emocionin kur mora telegramin nga FIGC për t’u paraqitur në grumbullimin e U-23.”

Sa i përket Ranierit, ai shtoi: “Claudio vetë kishte deklaruar se i mungonte vetëm stoli i Kombëtares.

Në moshën 75-vjeçare, ndoshta nuk donte të merrte përsipër një detyrë kaq të ndërlikuar. Dy role njëherësh? E pamundur kur drejton Italinë.

Duhet të udhëtosh, të ndjekësh lojtarët, të flasësh me ta. Unë, kur isha te Shqipëria, kam grumbulluar mbi 50 lojtarë, madje kam ndjekur edhe të rinjtë.”

Reja gjithashtu shigjetoi edhe ish-trajnerin e Italisë, Roberto Mancini: “Ka nga ata që e refuzojnë si Ranieri, dhe të tjerë që ikin vetë, si Mancini, për të shkuar në Arabinë Saudite. Ej, jemi seriozë…”

Fjalët e Rejës janë një thirrje e qartë për përgjegjësi dhe respekt ndaj fanellës së një kombëtareje, pavarësisht moshës apo sfidave që ajo sjell.