Ylli kosovar, Era Istrefi është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes me postimin e saj më të fundit në Instagram, ku shfaqet më e zjarrtë dhe më në formë se kurrë.
E veshur me pantallona të gjera këngëtarja e njohur ka bërë që rrjeti të “vlojë” nga reagimet.
Në sfond shihen disa vajza të tjera, por gjithë vëmendja është padyshim tek Era, e cila përveç linjave të tonifikuara, transmeton edhe një qëndrim të fortë dhe sfidues.
Postimi është shoqëruar me një varg nga kënga e saj më e fundit “Pruana”, në bashkëpunim me Dj Pm dhe Dj Dagz:
“Me t’lon, qa m’kishe bo-o-o?”, një mesazh që shumëkush e ka interpretuar si një thumbim apo si një deklaratë fuqie femërore.