Ballina Aktualitet Gjyqi për shpifje ndaj Albana Vokshit, Vilma Nushi paraqitet në GJKKO

Gjyqi për shpifje ndaj Albana Vokshit, Vilma Nushi paraqitet në GJKKO

54
0

Biznesmenia Vilma Nushi është paraqitur paraditen e së enjtes në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për seancën gjyqësore ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi, të cilën e ka paditur për shpifje.

Nushi dhe Shoqëria “3P Life Logistic” sh.p.k, koncesionari i kontrollit bazë mjekësor (Check Up), kanë kallëzuar penalisht Vokshin për veprën penale të shpifjes.

Në këtë çështje, kompania e koncesionit ka sqaruar se në 10 vite, vlera e projektit është 63 milionë euro në total, duke kundërshtuar shifrën prej 130 milionë eurosh të përmendur nga Albana Vokshi.