Ballina Kronika I dënuar për krime seksuale në Itali/ 50-vjeçari arrestohet në Elbasan, pritet...

I dënuar për krime seksuale në Itali/ 50-vjeçari arrestohet në Elbasan, pritet ekstradimi

20
0

Një 50-vjeçar i dënuar në Itali me shtatë vjet burg për krime kundër personit dhe krime seksuale është arrestuar në qytetin e Elbasanit.

Bëhet fjalë për Zamir Halili, 50 vjeç. Ai ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë.

Gjykata e Sienas, Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 50-vjeçarit, në Itali.