Ballina Politika “Jemi në sistemin e neo-feudalizimit politik”/ Zgjedhjet parlamentare, flet Politologu: Ka gërryerje...

“Jemi në sistemin e neo-feudalizimit politik”/ Zgjedhjet parlamentare, flet Politologu: Ka gërryerje të demokracisë

12
0

I ftuar në një emision televiziv, Kajsiu u shpreh se bazuar në analizën e tij, vendi ndodhet në një sistem të ri qeverisës, që e përcaktoi si neo-feudalizim politik.

Kajsiu tha se ka një gërryerje të demokracisë dhe mungon hapësira publike. Politologu komentoi mbi zhvillimet më të fundit në vend, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

 Blendi Kajsiu:

“Debati ynë nuk është kaq shumë për llojin e regjimit, sesa një debat për zgjedhjet. Mendoj se nuk e kemi të qartë se në çfarë regjimi jemi, sepse është një sistem i ri. Ne këto fenomene i shohim edhe në vende demokratike si SHBA. Ka krizë të demokracisë në nivel global. Mendoj se koncepti i diktaturës, e përshkruan në mënyrë të pjesshme. Unë po përpiqem të mendoj sistemin si neo-feudalizim politik. Fragmentizim i sferës politike, ku secili është Zot në feudin e tij. Rama është Zot në feudin e tij, në PS merr përmasat e një monarkie. Berisha është në feudin e tij, nuk ka të bëjë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Njëlloj si Trumpizmi që funksionon si monarki dhe jo demokraci. Pra sistem ku secili ka feudin e vet, përfshirë pronarin e mediave. Në këtë aspekt, kemi gërryerje të demokracisë. Demokracia pa një hapësirë publike. Secili ka realitetin e vet. Faktet e njërit thonë jemi në masakër, faktet e tjetrit që kemi zgjedhje. Secili vendos normat e veta, nga feudali kryeministri dhe me rradhë. Jemi në neo-feudalizëm politik. Edhe mediat nuk flasin në emër të interesit publik. Media-politikë apo edhe krimi i organizuar”.