Dje u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Durrës! Ndekohe qe mes shume debatesh te keshilltareve te djathte me ata te majte, ose me sakte me drejtuesit e keshillit, ajo qe ra ne sy ishte ehe qendrimi i keshilltarit Joni Myshketa. Ai ju kërkoi me forcë që çdo person i prekur dhe i dëmtuar nga fatkeqësia e tërmetit të 2019 duhet të shpërblehet në mënyrë të drejtë nga shteti për pronën e dëmtuar e të prishur.
Fjala e plote e Joni Myshketës
Është e jashtëligjshme dhe jo njerëzore që pasuria e vënë me djersë e mund të mohohet me një të rënë të lapsit me argumentin se kush ka 2 pasuri nuk duhet të përfitojë pronën e shembur nga tërmeti, pamvarësisht se e ka blerë me shumë sakrifica e punuar ndër vite për të.
E drejta e pronës në një shoqëri demokratike mbrohet In Primis nga Ligji themeltar i shtetit “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” dhe nuk mund të përdoret sipas orekseve të momentit përmes Vkm-ve.
Të mos harrojmë se edhe në 1945 u vranë, u burgosën, u morën pronat, shtëpitë e pasuritë po përmes Vkm-rave.
Si i djathtë që besoj në filozofinë e saj ku Prona është një nga kolonat e saj do jem përherë kah së drejtës së gëzimit të saj, mbrojtjes së saj që çdo kush që e ka fituar përmes ligjshmërisë, pra blerë, trashëguar a dhuruar ta përdorë e gëzojë siç ligji e parashikon.
Për të qenë sa më korrekt, kolegët këshilltarë të maxhorancës reflektuan deri diku në aspektin e rishikimit pjesërisht të Vkm-së e cila përcakton sipas tyre kategoritë qe rifitojnë pronën e tyre, por jo në tërësi të saj, pra përfitojnë dhe nuk përjashtohen me të drejtë ata që nuk kanë mundur të bëjnë aplikimet dhe ata që banojnë jashtë qarkut dhe deri këtu ok, por lanë pa gëzuar pronën e tyre ata që kanë 2 njësi a më shumë banimi në të njëjtin qark me argumentin se janë të “pasur”, pamvarësisht se jetën e tyre e kanë ndërtuar rreth banesës së shembur dhe aq më tepër kur objekti rindërtohet në po të njëjtin vend ku ka qenë dhe kjo shprehet qartë në Aktin Normativ nr 9, neni 21 i dhejtorit të 2019-tës
Kjo është totalisht e padrejtë dhe e jashtëligjshme, kur duam e shkelim Vkm-në, kur nuk na intereson e zbatojmë sipas porosive.
Ftoj çdo qytetar të prekur nga ky fenomen të adresojë problematikat pasi vetëm së bashku mundemi.
Me shumë respekt për secilin prej Jush.
Pa pronë nuk ka zhvillim….