Ballina Politika Kandidatët nuk kanë të drejtë të ankimojnë individualisht në KAS vendimet e...

Kandidatët nuk kanë të drejtë të ankimojnë individualisht në KAS vendimet e KQZ-së! Pushohet çështja ndaj Ilir Alimehmetit në Kolegj

52
0

Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, në cilësinë e Kolegjit Zgjedhor, ka vendosur të pushojë ankimimin e paraqitur nga Ilir Alimehmeti, kandidat i Partisë Demokratike/Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun Tiranë dhe vendimet përkatëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në vendimin e gjykatës theksohet se kandidatët nuk kanë të drejtë të ankimojnë individualisht vendimet e KQZ-së apo të kërkojnë rinumërim votash, për sa kohë që nuk janë subjekt zgjedhor. Sipas ligjit, e vetmja që ka të drejtë të paraqesë ankimime të tilla është partia politike ose koalicioni që ka paraqitur kandidatin.

Për rrjedhojë, gjykata vendosi pushimin e çështjes, duke e konsideruar padinë të paraqitur nga një subjekt i paligjshëm për të ushtruar këtë të drejtë.