Ballina Bota Me 5 milionë dollarë, mund të jesh fqinj i Trump, nis shitja...

Me 5 milionë dollarë, mund të jesh fqinj i Trump, nis shitja e “Kartës së Artë”

12
0

Donald Trump ka prezantuar këtë të enjte Kartën e Artë, duke thënë se rezidenca e përhershme në SHBA tani është në shitje për 5 milionë dollarë.

Uebsajti trumpcard.gov është tashmë funksional online dhe aty mund të regjistroheni në listën e pritjes për të marrë “kartën e artë”, programin kontrovers të promovuar nga Donald Trump që u ofron qytetarëve të huaj një rrugë drejt shtetësisë amerikane, në këmbim të pagesës prej 5 milionë dollarësh.

“Karta Trump!”, shkroi presidenti në Truth Social. Projekti, i cili sipas presidentit nuk kërkon miratim nga Kongresi, nuk garanton shtetësi automatike, por vetëm akses preferencial, procedura për të cilën, megjithatë, mbetet e paqartë.

Trump e përshkroi iniciativën si një version “më të sofistikuar” të kartës së gjelbër. Ndërkohë uebsajti, i cili paraqet një imazh të kartës së artë me fytyrën e Trump, mbledh informacione bazë rreth kandidatëve (emri, kontinenti i origjinës, e-maili etj…).

Qëllimi i presidentit është të zëvendësojë programin aktual EB-5, i cili ofron investime nga 800,000 deri në 1.05 milion dollarë në këmbim të një karte jeshile.

“Njerëzit që vijnë në Amerikë dhe blejnë këtë kartë do të jenë të pasur dhe të suksesshëm. Ata do të shpenzojnë shumë para, do të paguajnë shumë taksa dhe do të krijojnë shumë vende pune”, tha Trump.