Ballina Kosovë Mosrritja e pagave çon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës,...

Mosrritja e pagave çon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

18
0

Sindikatat e Hekurudhës së Kosovës nga sot do të hyjnë në grevë të përgjithshme për 48 orë.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin  kryetari i Sindikatës së Hekurudhave “Trainkos”, Florim Gjyrevci.

Ai tha se gjatë këtyre 48 orëve nuk do të funksionojnë linjat e trenit.

“Sot po fillojmë një grevë nga ora 08:00 që do të zgjas 48 orë do të jetë grevë e përgjithshme.. Linjat e trenit nuk funksionojnë gjatë këtyre 48 orëve. Jemi të gjithë sindikatat e hekurudhës së Kosovës”, tha Gjyrevci.

Gjyrevci shtoi se arsyeja e kësaj greve është mosrritja e pagave si dhe mosarritja e një marrëveshje me menaxhmentin sa i përket çështje.

“Nuk kemi arritur marrëveshje me menaxhmentin, dmth nuk ka plotësim të kërkesave tona”, tha ai.

Sindikatat e Hekurudhave kanë protestuar edhe më parë duke ndaluar qarkullimin e trenit për një orë, si shenjë pakënaqësie ndaj nivelit të ulët të pagave, të cilat sipas përfaqësuesve sindikalë nuk janë rritur prej 15 vitesh.