Ballina Opinion Një dekadë dështimesh në arsim – edhe sa do të vazhdojë Edi...

Një dekadë dështimesh në arsim – edhe sa do të vazhdojë Edi Rama për ta fundosur përfundimisht arsimin?

29
0

Nga Mirela Karabina

Në këto 12 vite Edi Rama dhe qeveria e tij kanë arritur një gjë me përpikëri: kanë dështuar në çdo reformë në arsim. Premtimi i Ramës më 2013-ën se arsimi do të ishte prioritet dhe investimi për të do të rritej në nivelin 5% të PBB sot është një gënjshtër e pastër me pasoja të mëdha për zhvillimin e vendit.
Pas 12 vitesh duhet të kishim rezultatin e refomave, por në fakt kemi një” grumbull” dështimet që do të duhen 20 apo 30 vjet për t’i “pastruar”.
• Dështimi i Reformës Kurrikulare në Arsimin Parauniversitar
Reforma kurrikulare, huazuar nga Kosova dhe hartuar për nevojat e saj, u vu në zbatim më 2013-ën si pilotim fillimisht dhe më 2014 në gjithë Shqipërinë pa snjë analizë dhe në mënyrën më jo profesionale dhe më të keqe të mundshme pasi kriteret për t’u zbatuar kjo reformë mungonin të gjitha: mësues të pa trajnuar për metodologjinë e re; infrastruktura shkollore dhe mjetet didaktike mungonin që të konkretizohej teoria; infrastruktura digjitale mungonte, dhe shkollat nuk kishin dhe nuk kanë ende buxhet me qëllim që të mbështesë veprimtaritë mësimore.
Dhe sot rezultati është cilësi e ulët, konfuzion të nxënësit dhe mësuesit.
Ndërsa vlerësimi ndërkombëtar PISA 2023, ku nxënësit shqiptarë u listuan të fundit në botë për mendimin krijues, vulos dështimin e reformës.
• Reforma në Arsimin e Lartë: një skemë dështake e kontrollit dhe jo e zhvillimit
Reforma në arsimin e lartë e trumbetuar nga Rama si skemë e rë “shërbimesh dhe financimi” nuk solli autonomi e zhvillim të universiteteve, por një model të centralizuar administrimi dhe financimi nga qeveria që e dobësoi më tej sistemin universitar: universitete të nënfinacuara dhe me autonomi të cënuar. Ndërsa kërkimin shkencor e injoroi fare. Qeveria paguan nga buxheti 500-600 euro për student, nga 18-20 mijë euro për student në vendet e OECD-së.
Protesta studentore e 2018-ës me kërkesa për cilësi në mësimdhënie, kushte mësimore e bashkëkohore dhe kushte jetese me standarte rrëzoi propagandën e qeverisë.
Ndrësa Raporti i Bankës Botërore 2024 për arsimin e lartë se ka cilësi të dobët, kurrikula të vjetëruara të palidhura me tregun e punës i vuri vulën dështimit të reformës në arsimin e lartë.
Edi Rama dhe ministrat e tij flasin për ndëkombtarizim sot, por studentët shqiptarë nuk kanë ende kushte normale studimi me kampuse, audiore e biblioteka funksionale.
• Dështimi i Reformës së Teksteve Shkollore
Qeveria Rama shpalli me bujë një reformë në tekstet shkollore me qëllim afrimin me modelet europiane dhe ofrimin e njohurive të përditësuara për nxënësit. Dhe për këtë u vendos marrja e teksteve nga Britania e Madhe në disa lëndë. U premtua cilësi më e lartë dhe se do të ishte vetëm një tekst jo më alternativa por u tërhoq shpejt nga ky premtim kryeministri.
Mirëpo tekstet me përkthim rezultuan me probleme edhe më të mëdha se ato që ishin në treg pasi: nuk përputheshin me programin mësimor, me moshën e nxënësve kulturën tonë dhe kontekstin shqiptar; të mbushura me gabime shkencore, logjike dhe konceptuale për arsye të përkthimit të dobët.
Reforma e teksteve shkollore rezulton dështim pasi kemi tekste të dobëta në përmbajtje, plot gabime dhe pse jo përzgjedhur me kritere që nuk kanë lidhje me cilësinë por me interesat klienteliste.
• Dështimi i Trajnimit të Mësuesve
Trajnimet janë kthyer në një proces formal, pa thellim profesional e pa mbështetje reale për mësuesit, një instrument burokratik për të marrë kredite që ndikojnë në gradën dhe pagën dhe jo për të mësuar diçka të re. Trajnimet janë kthyer në një skemë financiare, ku mësuesit detyrohen të paguajnë për trajnime nga subjekte të licencuara, shpesh me lidhje politike ose klienteliste.
Në thelb, trajnimi i mësuesve ka për qëllim: përmirësimin profesional të mësuesve, përditësimin me metodat moderne të mësimdhënies, përshtatjen me ndryshimet në kurrikulë apo teknologji, rritjen e cilësisë në arsim që ndikon drejtpërdrejt në përgatitjen e nxënësve dhe të ardhmen e vendit.
Trajnimi i mësuesve është jetik për sistemin arsimor por kur ai zbatohet si fasadë, për qëllime propagandistike apo financiare, atëherë është kthyer thjeshtë në një propagandë të dëmshme me
kosto të lartë.
• Dështimi i Maturës Shtetërore
Provimet e maturës janë kthyer në një proces të pasigurtë, pa standarde të qëndrueshme, me skandale që përsëriten çdo vit dhe me teste që shpesh nuk i matin realisht aftësitë e nxënësve. Qëllimi për të cilin ajo u krijua dhe synimi për standartizimin e vlerësimit të nxënësve në të gjithë vendin, garantimin e barazisë në hyrjen në universitete, zëvendësimin e praktikave të korruptuara dhe subjektive me një sistem transparent, tashmë kanë dështuar.
Matura Shtetërore është një model i deformuar që ka dështuar të masë dijen dhe të garantojë drejtësi. Është koha të ndalet ky sistem formal që stërmundon nxënësit dhe t’i hapet rruga një reforme të thellë që e vendos nxënësin në qendër dhe çdo institucion të marrë përgjegjësinë e tij.
• Dështimi me Mësuesit ndihmës është spektakolar.
Megjithëse shkollat u kthyen në shkolla gjithëpërfshirëse me letra, në realitet ato nuk ishin gati pasi mësues të specializuar, asistentë dhe kushte minimale mungonin e mungojnë në shkolla.
Ligji për sistemin parauniversitar parashikon përfshirjen dhe mbështetjen e fëmijëve me aftësi ndryshe përmes: mësuesve ndihmës, planeve individuale të zhvillimit, trajnimeve për mësuesit, bashkëpunimit me prindërit dhe strukturat sociale.
Por shkollat kanë mungesë jo vetëm mësuesish por dhe mjete mësimore e teknologjike, materiale ndihmëse apo kushte fizike që të mundësojnë një proces të mirëfilltë përfshirjeje.
Pasoja është dëmtim i thellë i barazisë dhe dinjitetit njerëzor, sepse shkolla, që duhet të jetë hapësira përfshirëse për të gjithë nxënësit, është kthyer në vend përjashtimi dhe çedukimi.
• Dështimi në Arsimin Profesional
Arsimi profesional në Shqipëri – propagandë boshe. Investimet në shkolla profesionale janë bërë pa strategji, pa koordinim me tregun e punës dhe pa garanci punësimi për të rinjtë që ndjekin këto drejtime. Pasi arsimi profesional përdoret për shifra në raportet e qeverisë dhe donatorëve, jo për rezultat real, qeveria financon ndërtime jo përmbajtje sepse nuk ka një strategji kombëtare të lidhur me zhvillimin ekonomik, por veç segmente të shkëputura që nuk ndërtojnë një sistem.
Megjithëse qeveria e ktheu në një propagandë të madhe dhe u hodhën shuma të mëdha parash për ndërtesa shkollash, numri në rënie i nxënësve në arsimin profesional dëshmon qartë se shkollat profesionale janë të shkëputura nga tregu real i punës, nuk janë ende një urë drejt punësimit të sigurtë dhe të mirëpaguar.
• Dështimi i Teknologjisë në Arsimin
Pandemia COVID 2019 nxori zbuluar propagandën dhe abuzimin me fondet për infrastrukturën digjilate, 3.5 milion euro e mijëra të tjera për klasa inteligjente ishin zhdukur dhe teknologjia në mësimdhenië dhe mjete smart nuk ekzistonin. Tableta që nuk punonin apo që mbetën në bodrumet e ministrisë së arsimit, platforma online që nuk funksionojnë realisht dhe mungesë infrastrukture teknologjike në shkolla, kjo është panorama sot. Veç premtime dhe asnjëherë integrim me teknologjinë. Ndërkohë, bota e zhvilluar ecen drejt revolucion teknologjik e robotik me shpejtësi.
Çdo vit që kalon nën qeverinë “Rama 4” është kosto e lartë për perespektivën e zhvillimit të vendit pasi arsimi po përkeqësohet. Dështimet janë të thella, strukturore dhe kërkojnë një qasje të re, vizion dhe përkushtim afatgjatë.
Dhe Rama i ka dalë me dështimin, nuk e bëri dot zhvillimin.