Ballina Kulturë “Orphaned Land”, grupi i njohur izraelit ne Tiranë: Muzika jonë bashkon njerëz,...

“Orphaned Land”, grupi i njohur izraelit ne Tiranë: Muzika jonë bashkon njerëz, mysliman e hebrenj

10
0

Një grup i njohur muzikor izraelit ka qenë në Tiranë në kuadër javëve kulturore ndërkombëtare. Lideri i  grupit, Kobi Fahri, flet për mesazhet e paqes që shpërndan muzika e tyre.

“Orphaned Land” ose toka jetime, një grup i njohur muzikor izraelit ka qenë në Tiranë për një koncert në kuadër javëve kulturore ndërkombëtare. Ndërsa shënohet java e Izraelit, grupi, me muzikën e tij, promovon paqen përmes temave dhe teksteve që trajton.

“Ne kemi fituar 5 çmime paqeje dhe tekstet e këngëve tona janë mbi mënyrat e bashkimit të njerëzve. Nëse je mysliman, i krishterë apo hebre, mund ta gjesh veten në muzikën e tekstet tona, në mënyrë të barabartë sepse ne besojmë se gjëja më e mirë është të jemi qenie nejrëzore dhe t’i gjykosh njerëzit nga zemra e tyre. Dhe veçanërisht në këto kohë, është një mesazh i rëndësishëm, që ne jemi të gjithë njësoj dhe duhet të gjejmë mënyrën për tu bërë miq e të bëjmë paqe”,   tha lideri i  grupit, Kobi Fahri.

Me tema nga tekstet e shenjta të feve abrahamike, mesazhet e tyre përçohen edhe përmes simbolikave krejt të dukshme, si një varëse e hebrenjve të Jemenit, brenda të cilës shkruhesh fjalë të shenjta në letër  dhe mbaheshin me vete.  Këngët e kënduara në një afrë mënyrë, bashkojnë vendet ku hebrenjtë kanë jetuar ndër shekuj, sefardikët, ashkenazit apo grupe të tjera.

“Kemi motive nga fetë abrahamike. Në një mënyrë kanë të njëjtin burim. Jezusi ishte hebre, myslimanët e arabët, janë bijtë e Ishmaelit. Historikisht, arabët e izraelitët janë familje. Jemi të lumtur që jemi në Tiranë për herë të parë, sidomos ngaqë këtu hebrenjtë u shpëtuan gjatë luftës. Emri i grupit tonë, perifrazon tokën e shenjtë, tokën e premtuar. Toka e premtuar është plot me luftra, fetare, konflikte e luftra politike dhe këto konflikte po e kthejnë tokën e premtuar në tokë jetime. Grupin e kemi formuar kur ishim të rinj e kështu e shihnim”, tha Kobi Fahri.

Në një koncert heavy,  që mblodhi publikun pranë Resë, muzika e tyre solli copëza të disa kulturave përmes motiveve që hebrenjtë kanë përdorur në varësi të vendeve e kulturave ku kanë jetuar.