Ballina Aktualitet Popullsia zbret në 2.36 mln banorë, nga emigracioni dhe rënia e lindjeve

Popullsia zbret në 2.36 mln banorë, nga emigracioni dhe rënia e lindjeve

14
0

Popullsia në vend ka vijuar të tkurret më tej pas matjeve të Censit 2024. INSTAT raportoi treguesin e ri të popullsisë. Popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 Janar 2024.

Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë:

• Shtesës natyrore, që për vitin 2024 ishte pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje;

• Migracionit neto, i cili mbeti negativ me -28.836 persona.

Raporti gjinor në lindje u rrit nga 106,8 në vitin 2023 në 107,8 në 2024.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar 2025 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0,2%.

Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Shkodër (-2,5 %) dhe Kukës (-2,3 %). Tirana, Fieri dhe Elbasani kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

Më 1 Janar 2025, Tirana zë rreth 32,2 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri dhe Elbasani me nga 9,9 % dhe 9,6 % përkatësisht./ Monitor