Ballina Politika Rezultatet e 11 majit/ Shpërthen ish-deputeti Sula: PD po “kacafyt” kandidatët në...

Rezultatet e 11 majit/ Shpërthen ish-deputeti Sula: PD po “kacafyt” kandidatët në listat e hapura mes njëri-tjetrit

13
0

Sula tha se kështu ndodhi me Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, Aulon Kalanë dhe Arian Ndojën, për të larguar vëmendjen nga farsa elektorale. Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula i ftuar në një emision televiziv akuzoi liderin e opozitës se po përplas me tyre, kandidatët e PD në listat e hapura, me qëllimin e vetëm që të bëjnë pis fitoren e tyre.

“Kjo i jep të drejtë Ramës për të thënë se ju i keni vjedhur votat njëri-tjetrit”, tha ish-deputeti i PD Dashnor Sula.

Dashnor Sula:

Sali Berisha dhe PD hodhi në rrugë kandidatët në listat e hapura, të kacafyten me njëri-tjetrin për tu bërë pis procesi dhe për të treguar se askush nuk do të lejojë rritet si Alimehmeti dhe Tabaku, tua bëjë pis fitoren. Nga 105 mijë të votave që ka qarku i Tiranës, 14 mijë kanë listat e mbyllura.

Përsa kohë do të vërë përballë Tabakun me Alimehmetin, Kalanë me Ndojën dhe për të larguar vëmendjen nga farsa elektorale. Kjo i jep të drejtë Ramës për të thënë se ju i keni vjedhur votat njëri-tjetrit.