Ballina Kronika Sherr mes tre personash në Patos, babë e bir dhunojnë me grushte...

Sherr mes tre personash në Patos, babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin, njëri prej tyre goditet me kaçavidë

16
0

Babë e bir janë përfshirë në një sherr fizik në Zharrëz.

Ata kanë goditur  me grushte një 60-vjeçar, i cili më pas ka goditur me kaçavidë njërin prej tyre duke i shkaktuar plagë.

I lënduari  ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy peronat e tjerë janë shoqëruar në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Rreth orës 11:00, në fshatin Zharrëz, ka patur një konflikt, për pasojë është dëmtuar me kaçavidë shtetasi A. N., 35 vjeç.

Dy prej personave të përfshirë janë babë e bir, teksa i plagosur ka mbetur personi i tretë i përfshirë.

“Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. N., 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe shtetasi A. N. (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë shtetasin A. N.

Shtetasi A. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit M. G. dhe Dh. G. ndodhen në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale”, njofton policia.