Dokumentari i ri në Netflix, “Trainwreck: The Astroworld Tragedy”, ka lënë të tronditur shumë shikues pasi sjell në fokus një nga ngjarjet më tragjike të botës së muzikës – koncertin e Travis Scott në festivalin Astroworld 2021, ku 10 persona humbën jetën si pasojë e një shtypjeje masive të turmës.
Çfarë trajton dokumentari?
Dokumentari përfshin intervista me disa prej të mbijetuarve të asaj nate fatale, të cilët përshkruajnë frikën dhe kaosin që ndjenë ndërsa turma shpërthente drejt skenës.
Një pjesë prekëse i kushtohet Rudy Pena, një 23-vjeçar që humbi jetën në koncert.
Nëna e tij flet mes lotësh për dhimbjen e pashërueshme që ndjeu kur mësoi për vdekjen e të birit.
“Më vodhën zemrën. Nuk mund ta duroja. Dhe ende nuk mundem”, tha ajo.
Eksperti i sigurisë së turmave, Scott Davidson, zbulon se një inxhinier zëri ishte paralajmëruar në ditën e koncertit nga një menaxher i Live Nation se kishte katër raste CPR në vijim dhe dy të dyshuar si të vdekur – informacion që, sipas tij, mund të ishte përcjellë te Scott, por nuk ndodhi.
Përkundrazi, ai solli në skenë Drake-un si mysafir surprizë, duke e rënduar situatën.
Davidson gjithashtu deklaron se Live Nation kishte shitur 50,000 bileta për një hapësirë që kishte kapacitet për vetëm 35,000 persona dhe se shumë të tjerë kishin hyrë duke kaluar pa kontroll, çka e rriti ndjeshëm numrin total të njerëzve në vendngjarje.
Dokumentari ekspozon qartë mungesën e organizimit dhe përgjegjësisë nga ana e organizatorëve dhe nxit pyetje serioze mbi sigurinë në evente masive.
Reagimet në rrjetet sociale pas publikimit të dokumentarit e përshkruajnë atë si “tronditës”, “i dhimbshëm” dhe “i domosdoshëm për t’u parë”.