Ditën e djeshme, SPAK, ka lëshuar një komunikatë për mediat ku shprehet se ka një ministër të qeverisë Rama nën hetim.
Është hera e parë që SPAK zbulon se po heton një zyrtar para caktimit të masës së sigurimit, por nuk është hera e parë që SPAK bën spektakël publik.
Nëse një ministër është nën hetim dhe kjo gjë i tregohet publikisht pa iu caktuar masa, është njëlloj sikur t’i thuash fshij e prish çdo gjë se po vijmë, praktikë që SPAK e ka kthyer tashmë në rutinë.
Me këtë deklaratë SPAK arrin dy gjëra, kap spektaklin duke i hedhur hi syve publikut dhe teknikisht i jep mundësi ministrit të shpëtojë veten duke asgjesuar provat.
Pra, një minstër nën hetim, por në gjendje të lire, që ka të gjitha mundësitë të prishë provat dhe ndikojë tek dëshmitarët.
Në qeverinë Rama, afërmendsh, nuk ke kë ze me dorë me hetime se të ngelin në dorë të gjithë, prandaj dhe SPAK u jep mundësi të gjithëve që të fillojnë te marrin masa për të fshehur gjurmët.
Një standard ky, që Altin Dumani e përdor vetëm për vartësit e shefit të tij Rama, ndërsa liderët e opozitës i arreston, i tërheq zvarrë rrugëve edhe pse asnjëri prejt tyre nuk ka patur asnjë mundësi të ndikojë dhe të prishë hetimin pasi nuk ka asnjë akses në dokumentacionin zyrtar. Por drejtësia me regji kështu funksionon.
Skupin e nxori Altin Dumani, por emrin jo, derisa, cilido ministër të jetë, të marrë masat e nevojshme për fshirjen e gjurmëve dhe më pas ndërkohë që vetë do shkojnë me pushime verore, publikut do t’i lenë të hutohet pas ministrit që Rama ka vendosur ta hedhë në mejdan.