Ballina Sport Tottenhami bëhet me trajner të ri

Tottenhami bëhet me trajner të ri

13
0

Skuadra e Tottenham Hotspur është bërë me trajner të ri, pas largimit të Ange Postecoglou.

Siç raportohet në mediat e huaja, Thomas Frank, do jetë trajneri i ri në stolin e skuadrës nga Londra.

51-vjeçari momentalisht është trajner i Brentfordit, por kjo e fundit e ka lejuar atë t’i bashkohet Spursave.

Frank ka pasur disa sezone fantastike me skuadrën e Brentfordit. Gjatë këtij edicioni, Brentford e mbylli në pozitën e 10-të me 56 pikë.