Ballina Politika ‘Trafikimi’ i votave brenda PD, Kalaja: Vota ime u manipulua, kam prova...

‘Trafikimi’ i votave brenda PD, Kalaja: Vota ime u manipulua, kam prova të pakundërshtueshme

26
0

Komisioni i Ankesave hapi dje 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit.

Lidhur me këtë në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Aulon Kalaja kandidati i PD në Durrës, tha se nxori prova me video si u manipulua vota e tij, pasi këqyri pamjet filmike të marra nga KQZ.

“Unë i jam drejtuar KAS që të hapen kutitë e Durrësit dhe ajo që ka ndodhur është që kandidatët nuk legjitimohen në proces dhe beteja ime ka qenë për këtë moment, për garat që do të ndodhin pas meje.

Në raste se partia nuk kërkon rinumërim ku do ta gjejë unë të drejtën nëse nuk e kanë këtë të drejtë kandidatët. Unë i jam drejtuar KAS si individë dhe KAS më tha kur të dal tabela përfundimtare. Dhe dje kam çuar prova të pakundërshtueshme, se si janë manipuluar votat.

Unë kam gjetur edhe prova që PS i ka marr PD disa vota dhe e kam parë tek videot nëpërmjet subjekteve politike. Ka pasur votë që jam votuar vetëm unë dhe jo partia dhe në numërimin e dytë më del Aulon Kalaja dhe PS ose një parti tjetër. Doja rinumërim të të gjitha kutive në Durrës”, tha ai.