Ballina Aktualitet Edi Rama i sëmurë? Pas shtrimit urgjent në spitalin privat, vizitë në...

Edi Rama i sëmurë? Pas shtrimit urgjent në spitalin privat, vizitë në një klinikë të specializuar në SHBA

30
0

Çfarë po ndodh me shëndetin e Kryeministrit Edi Rama? Kjo pyetje po bëhet gjithnjë e më e zëshme, pas zërave të fortë se kreu i qeverisë është shtruar me urgjencë në një spital privat në Tiranë, menjëherë pas kthimit nga një vizitë në Gjermani. Fillimisht, ai qëndroi aty vetëm 15 minuta për ndihmën e parë, por një mjek i njohur thuhet se e ndaloi në dalje, duke i thënë: “Gjendja jote nuk është për t’u neglizhuar, duhet ekzaminim i thelluar”. Çfarë i thanë mjekët? A pati ndonjë krizë? A është fjala për një sëmundje të hershme që po përkeqësohet? Burime të ndryshme dyshojnë se pas ndihmës së parë, Rama qëndroi edhe disa orë nën trajtim të specializuar dhe u fut menjëherë në protokoll kontrolli.

Nuk përjashtohet mundësia që një komplikacion serioz e detyroi stafin të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme, ndonëse çdo detaj është mbajtur nën heshtje të plotë. Ndërkohë disa ditë pas kësaj, ku si duket u qetësua, dje doli lajmi se kryeministri Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyrtarisht për dasmën e Aleks Soros, por a është kjo vetëm fasadë? Thuhet se në axhendë është edhe një vizitë në një klinikë të specializuar në New York, ku ai më parë ka qenë për kontrolle të tjera shëndetësore. Një burim në Nju Jork pohon se Rama ka bërë kontakt paraprak me mjekë specialistë për një “check-up urgjent”. Por pse gjithë kjo fshehtësi?

A ka frikë Rama nga pasojat politike të një lajmi për një sëmundje serioze? A po përgatitet një skenar tranzicioni i heshtur brenda Partisë Socialiste, në rast se ai detyrohet të tërhiqet nga detyra për arsye shëndetësore? Dhe mbi të gjitha: A ka ndodhur diçka serioze në Berlin, që ka detyruar kthimin e menjëhershëm dhe ndërhyrjen mjekësore në Tiranë? Askush nuk flet zyrtarisht, por dyshimet rriten nga dita në ditë. Megjithatë a është kjo arsyeja e lodhjes së dukshme, mungesave në disa takime dhe tensionit të brendshëm në qeveri? Çfarë po fshihet pas dyerve të mbyllura? Një sëmundje, një krizë, apo një ndryshim që po vjen më shpejt se ç’pritej? Pyetjet shtohen, përgjigjet mungojnë, ndërsa heshtja flet shumë./sot