Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron mbi pasurinë e Artan Gaçit, vëndim i dhënë nga Apeli i Posaçëm.
Bëhet fjalë për 5512 m2 tokë e ndodhur ne Gjilekë të Himarës, nën administrimin e shoqërisë AG.TÇ e cila rezulton të jetë e Artan Gacit ku do të ndërtohej një kompleks turistik. Kjo sipërfaqe toke dyshohet se u përfitua nga dokumentat e falisfikuara.
Sipas SPAK ish- kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro në bashkëpunim dhe me zyrtarë të asaj kohe , 5512 m 2 tokë bujqësore me dokumente të falsifikuara e kanë tjetërsuar nga tokë shteti në tokë private, e konkretisht në pronësi të Foto Mëhillit i cili ishte i ati i Stavri Mëhilli.
Pikërisht kalimi i pronës tek Stavri Mehilli, i dha këtij të fundit të drejtën edhe për ta shitur ku nga hetimet ka rezultuat se 10 ditë më pas pikërisht më 25 shkurt në llogarinë e Stavri Mëhillit kanë kaluar 12,677,600 leke nga ‘AGTTC Hotel Management kompani kjo në emër te Artan Gacit.
Rezulton që Stavro Mëhilli e ka shitur 12,677,600 lekë sipas kontratës nga të cilat kësti i parë në vlerën 3.000.000 lekë është likuiduar në datë 25.07.2019, nëpërmjet një transaksioni bankar dhe kësti i dytë në vlerën 9.677.600 lekë është likuiduar në datë 25.02.2020.
Aktualisht prona figuron e regjistruar ne emër/pronësi të shoqërisë “AG. TÇ” shpk shprehet SPAK. Po ashtu më 28 mars 2024 Gjykata e Posaçme ka vënë nën sekuestro dhe sipërfaqen tjetër prej 5080 m2 e cila rezulton ne kufi me sipërfaqen tjetër prej 5512 m2.