Ballina Politika KQZ mbyll analizën e PEI/ 43 ID të njëjta dhe 1.798 gjurmë...

KQZ mbyll analizën e PEI/ 43 ID të njëjta dhe 1.798 gjurmë gishti, pa prova përdorimi

0
17

Përfundon kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve PEI me shenjat e gishtave dhe karta të njëjta identiteti, në qendra të ndryshme votimit në shkallë vendi, pas ankimimeve dhe pretendimeve të PD-ADSHM.

Sipas informacionit nga ana e KQZ-së, rezulton se në 43 raste është përdorur ID e njëjtë. Shenja gishti të njëjta në qendra votimi të ndryshme janë 1798. Por kjo nuk do të thotë se automatikisht ka pasur votim të shumëfishtë.

Mund të kenë qenë edhe tentativa ose probleme teknike gjatë vendosjes së gishtit dhe kryerjes së procesit, por të suksesshme ose jo, nuk del nga raporti i KQZ.

Berati evidentohet me 67 ID dhe shenja gishti të njëjta, Dibra me 127 shenja gishti të njëjta, Durrësi me 139 shenja gishti të njëjta, Fieri me 140, Korça me 531, Shkodra 275, Tirana 116 e kështu me radhë sipas tabelës më poshtë.

Rastet e ID të njëjta janë më të pakëta në qarqet e tjera, ku pas Beratit vjen Tirana me 12 raste.

ID e njëjtë:
-Dibër 2
-Durrës 2
-Fier 6
-Korçë 5
-Kukës 2
-Lezhë 6
-Shkodër 8
-Tiranë 12
-Berat 67
-Gjirokastër 0
Shenjë gishti e njëjtë:
-Berat 67
-Dibër 127
-Durrës 139
-Elbasan 93
-Fier 140
-Gjirokastër 63
-Korçë 531
-Kukës 146
-Lezhë 18
-Shkodër 275
-Tiranë 116
-Vlorë 83