Ballina Lifestyle Madonna sfidon moshën: 66-vjeçarja në një set tërheqës dhe transparent

Madonna sfidon moshën: 66-vjeçarja në një set tërheqës dhe transparent

14
0

Madonna u shfaq mahnitësë teksa u shfaq pa sytjena dhe me një jelek të bardhë transparent për setin e saj të fundit fotografik tërheqës.

Superylli i muzikës pop, i dhuroi fansave një seri fotosh joshëse, duke pozuar në një shtrat duke mbajtur një tufë të vogël me lule të bardha, e veshur me një jelek të bardhë dhe të brendshme transparente.

Krahas fotove, Madonna shkroi në Instagram: “Dua lëkurën në të cilën je. Gëzuar Pride-in”, duke e përfunduar mbishkrimin me një flamur Pride dhe një emoji zemre blu, shkruan The Sun.

Ajo gjithashtu përfshiu hashtagun #veronicaelectronica – një shenjë për albumin e saj të ardhshëm me remiks me të njëjtin emër, i cili del më 25 korrik si një pjesë shoqëruese e albumit të saj të vitit 1998, Ray of Light.

Madonna aktualisht është në një lidhje me 29-vjeçarin Akeem Morris.