Duke uruar njëri-tjetrin “iu ndihmoftë Shna Ndou” dhe me besimin e thellë në shpirt se ky vend bën mrekulli mijëra besimtarë përmbyllën këtë 13 qershor pelegrinazhin e përvitshëm në Kishën e Laçit.
Në vendin e shenjte, besimtarët ndezin qirinj në guvat e shkëmbinjve dhe luten në heshtje.
Në Kishën e Shna Ndout nuk ka vend për shumë fjalë, sipas ritualit besimtarët i kanë shpresë se thirrja e tyre e brendshme dëgjohet.
Enkelan Basha ka ardhur nga Lushja me bashkëshorten për t’u lutur që zoti t’i gëzojë pas shumë vitesh martesë.
“Kemi 10 vjet të martuar dhe nuk kemi fëmijë, lutem të bëjë Zoti një mrekulli.”
Të tjerë besimtarë pohojnë mrekullitë që ka bërë ky vend.
“Kam parë dikë të sëmurë lihte si qen dhe iku normalisht, e kam parë me sytë e mi.”
E veçanta e Kishës së Shna Ndout është se ajo nuk vizitohet vetëm nga besimtarë katolikë.
Imzot Arjan Dodaj, kreu i Kishës Katolike i cili udhëhoqi meshën e shenjte thotë se pelegrinazhi këtë vit përkoi me një moment të veçantë për Kishën Katolike.
Lutjet e imzot Arjan Dodaj shkojnë për të gjithë shqiptarët.
Çdo njeri merr këtë përqafim. Kisha daton që nga shekulli i XIII. Shna Ndou është një nga shenjtorët më te dashur për besimtarët katolikë. Tradita shekullore është përçuar brez pas brezi, pasi Shna Ndout apo Shën Antonit i atribuohet fuqia e veçantë shëruese.