Ballina Aktualitet Qeveria rrit me 570 milionë lekë buxhetin e SPAK

Qeveria rrit me 570 milionë lekë buxhetin e SPAK

10
0

Qeveria ka rritur me 570 milionë lekë buxhetin e Prokurorisë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas burimeve për A2 CNN, nga më pak se 1.8 miliardë lekë me ndryshimin e buxhetin në 29 prill, buxheti i SPAK është rritur në mbi 2.3 miliardë lekë.

Për mobilimin e zyrave të godinës së re, blerjen e pajisjeve elektronike dhe vendosjen e paneleve diellore në tarracën e ndërtesës, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkoi më shumë se 761 milionë lekë shesë nga arka e shtetit.

Në shkresën drejtuar Ministrisë së Financave më herët, SPAK argumenton se një pjesë e parave nevojiten për vënien në funksion të plotë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Janë më shumë se 250 milionë lekë që sipas vlerësimeve të SPAK duhen kryesisht për infrastrukturën digjitale dhe fizike të Prokurorisë së Posaçme.