Ballina Politika ‘Rama po shet vendin tonë’/ Hysaj: Shqipëria po kthehet në ‘kazan refugjatësh...

‘Rama po shet vendin tonë’/ Hysaj: Shqipëria po kthehet në ‘kazan refugjatësh dhe mbetjesh toksike’

16
0

Jola Hysa, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e shndërron Shqipërinë në një strehë për emigrantët e paligjshëm dhe një “kazan” të mbetjeve toksike.

Sipas saj, kjo situatë bie ndesh me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke e ekspozuar vendin ndaj pasojave të rënda për sigurinë kombëtare dhe duke kontribuar në largimin masiv të shqiptarëve.

“Mendoj që nuk ka lidhje me pritshmëritë që kemi ne me SHBA. Ju kthej në kujtesë atë që ndodhi me mbetjet toksike në qytetin e Durrësit, që edhe tani që po flas nuk kemi një përgjigje çfarë ndodhi me to. Ajo që po ndodh aktualisht në Shqipëri është që ne po kthehemi në një ‘kazan’, jo vetëm të mbetjeve toksike, por edhe të refugjatëve të dëbuar.

Kjo gjë bie ndesh kryesisht me Konventën e të Drejtave Evropiane me nenin 3, në të cilin flitet për trajtimet çnjerëzore, kryesisht për vendet të cilat janë të pasigurta, siç konsiderohet edhe Shqipëria nga Gjykata Evropiane e të Drejtave. Siguria kombëtare është në rrezik, nëse Pirro Vonku shiti portin, Edi Rama është duke shitur Shqipërinë. Nëse Rama para disa ditësh tha që shqiptarët le të ikin, ikja masive e shqiptarëve po bëhet pikërisht për këtë arsye.” – tha Hysa per tv Syri.