Këngëtarja shqiptare, 34 vjeçe, iu bashkua Will-it, 56 vjeç, dhe DJ AG dje pranë stacionit hekurudhor King’s Cross në Londër.
Will, i cili u bë i njohur me serialin televiziv The Fresh Prince of Bel-Air, këndoi singlin e tij të ri Pretty Girls — që publikohet sot — për Ritën, përpara paraqitjes së tij në Summertime Ball të radios Capital këtë të diel, shkruan The Sun.
Rita — e cila do të performojë gjithashtu në festën që mbahet në stadiumin Wembley — këndoi hitin e saj Hot Right Now, ndërsa burri i saj, regjisori Taika Waititi, e shikonte.
Më herët këtë muaj, Rita publikoi singlin e ri Heat, i cili përmban disa tekste shumë provokuese.
Rita këndon: “Sex on sight, anywhere you like. Inside or outside.” (Seks sapo shihemi, kudo që të duash. Brenda apo jashtë.)
Duke folur ekskluzivisht për The Sun, Rita shpjegoi se kënga nuk ka të bëjë thjesht me pasion dhe provokim.
“Është nevoja që të ndodhë tani, në këtë moment,” tha Rita.
“Është ideja që e dua tani, menjëherë — përndryshe nuk dua të dëgjoj fare për të.”
“Është kaq e thjeshtë. Mendoj se kjo vjen nga emocionet që përcjell kënga,” tha Rita.
“Doja që të ndihej e menjëhershme dhe të kishte një ndikim të fortë.”