Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të nisi hetim administrativ dhe të gjobisë deputetin socialist Eduard Shalsi, njëkohësisht kreu politik i subjektit të tij për qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 11 majit.
Gazetarja Esiona Konomi, informon se ky denoncim dhe kërkesë është dorëzuar në KQZ nga përfaqësuesi ligjor i PD-ADSHM, Marash Logu dhe është bërë për shkak se pretendohet që ligjvënësi ka shkelur Nenin 91 të Kodit Zgjedhor, për përdorim të burimeve shtetërore.
Në këtë kërkesë 5 faqëshe, ndodhet si provë e pretenduar edhe shkrimi i medias së familjes së Berishës, mbi bazën e të cilit u bë denoncimi edhe më herët në KAS, por u rrëzua.
PD e akuzon Shalsin se zhvilloi takim elektoral me policët në Drejtorinë e Policisë së Kukësit gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar si shkelje të Kodit. Por sipas verifikimeve, deputeti socialist nuk ndodhej për fushatë, por për “Ditën e Dëshmorëve të Policisë”, e faktuar kjo edhe më pas.
KAS ia kishte rrëzuar të njëjtin pretendim më parë PD-së, ku kërkonte pavlefshmëri rezultati dhe ripërsëritje zgjedhjesh, teksa një prej provave ishte pikërisht shkrimi i medias së familjes së Berishës.
Tani PD i kërkon kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, që të marra masa dhe të gjobisë deputetin socialist.