Skema e re e Garancisë Sovrane ëshë një nismë që synon të lehtësojë aksesin në financa për fermerët dhe bizneset bujqësore.
Ky instrument financiar do të mbulojë deri në 70% të principalit të kredive të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare, duke ulur ndjeshëm rrezikun për huadhënësit dhe duke lehtësuar marrjen e kredive për fermerët dhe bizneset bujqësore.
Garancia sovrane e cila do të jetë e aplikueshme në 6-mujorin e dytë të këtij viti dhe do të synojë që agrobizneset do të ketë mundësi të marrin kredi me normë interesi deri në 2 për qind.
Ky fond i garancisë parashikohet të fokusohet posaçërisht në disa fusha kryesore të zhvillimit të sektorit bujqësor: Sigurimin në vijueshmëri të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, duke mbështetur ndërtimin e më shumë sipërfaqeve me sera dhe stabilimente të prodhimit të mishit dhe infrastrukturë akuakulture; Investime që nxisin mekanizimin dhe inovacionin; Investime që nxisin prodhimin agroushqimor; Investime në infrastrukturë agroturistike të certifikuara.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, kjo skemë nuk do të kufizohet vetëm në mbështetjen e prodhimit bujqësor tradicional, por do të inkurajojë edhe investimet në mekanizim, teknologji inovative, agroturizëm të certifikuar dhe akuakulturë, duke diversifikuar kështu burimet e të ardhurave dhe duke krijuar vende të reja pune në zonat rurale.
Eksportet bujqësore janë rritur me mbi 10% çdo vit, duke arritur në 471 mijë ton dhe një vlerë prej mbi 53 milionë euro në fund të vitit 2024. Vetëm në vitin e fundit rezulton një rritje në sasi me gati 21% krahasuar me vitin 2023, kryesisht në vendet e BE-së, duke synuar jo vetëm tregje elitare, por edhe rreth 30 tregje të tjera ku produktet shqiptare tregtohen.
Sektori i bujqësisë, angazhon mbi 33% të forcës punëtore rurale dhe ka një ndikim të ndjeshëm në afro mbi 20 % Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit.