Ballina Kronika Ushtronin lojëra fati në lokal, arrestohen dy persona në Korçë! Në kërkim...

Ushtronin lojëra fati në lokal, arrestohen dy persona në Korçë! Në kërkim poseduesi i makinetave

17
0

Goditet një rast i ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit nëpërmjet makinetave në një lokal në Korçë. Në pranga kanë rënë dy persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Njëri nga të arrestuarit, 53-vjeç, kishte lëshuar me qira lokalin ku u gjetën makinetat ndërsa34-vjeçari ishte i punësuar. Sipas policisë, ata u kapën në flagrancë gjatë organizimit të lojërave të fatit. Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe 10 makineta të lojërave të fatit dhe tre telefona celularë

53-vjeçari akuzohet për veprat penale  “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” ndërsa 34-vjeçari për  “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Ndaj 50-vjeçarit në kërkim rëndojnë veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”,  “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe  “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Slot Machine”.

Gjatë operacionit është goditur një rast i lojërave të fatit të ushtruara në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet makinetave, në lokale që vihen në dispozicion për këtë veprimtari.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Th. S., 53 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”;(ka lëshuar me qera lokalin ku u gjetën makinetat)

M. Sh., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”(i punësuar në lokalin ku ishin instaluar makinetat).

Gjithashtu u shpall në kërkim D. M., 50 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”,  “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe  “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kapën në flagrancë gjatë organizimit të lojërave të fatit me anë të makinetave, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 makineta të lojërave të fatit dhe 3 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.