Ballina Lifestyle Jennifer Lopez shkëlqen në publik, ndërsa Ben Affleck kërkon të shkëpusë lidhjet...

Jennifer Lopez shkëlqen në publik, ndërsa Ben Affleck kërkon të shkëpusë lidhjet e fundit me të

0
7

Jennifer Lopez u shfaq me një stil mbresëlënës në Los Angeles të premten, duke tërhequr vëmendje me një kostum sportiv kadifeje blu dhe atlete.

55-vjeçarja, e cila së fundmi është ndarë nga Ben Affleck, tregoi barkun dhe flokët kaçurrela në një paraqitje që shumëkush e pa si një “mesazh i heshtur”.

Ndërkohë, Affleck po përpiqet të heqë çdo lidhje me të shkuarën. Ai dhe Lopez e nxorën në shitje rezidencën e tyre në Beverly Hills për 60.8 milionë dollar (55.94 milionë euro), por shtëpia ende nuk është shitur – edhe pasi e ulën çmimin me 8 milionë, shkruan DailyMail.

Sipas një burimi për DailyMail, Ben është i gatshëm ta ulë çmimin edhe më shumë vetëm për të mbyllur këtë kapitull.

“Shtëpia ishte gjithmonë një burim tensioni për ta. Ben kurrë nuk deshi të shpenzonte aq shumë për të”, tha burimi. “Tani thjesht do të çlirohet prej saj”.

Çifti u martua në korrik 2023 dhe Jennifer kërkoi divorcin në gusht 2024. Ata mbeten në marrëdhënie të mira për hir të fëmijëve nga martesat e mëparshme.

Ben, i cili ka tre fëmijë me Jennifer Garner, shprehet se ende e vlerëson shumë Lopez dhe marrëdhënien që ajo ka me fëmijët e tij.